Shkencëtarët: Njerëzit do të mund ta manipulojnë gravitetin e tokës

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 14:28
Shkencëtarët: Njerëzit do të mund ta manipulojnë gravitetin e tokës

Krijimi i fushës së gravitetit në mënyrë artificiale, në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi ta manipulojnë, për shumëkënd është një ide për filmat fanta-shkencë, mirëpo një hulumtues po mundohet që këtë koncept ta kthej në realitet. André Füzfa nga Universiteti i Namurit ka propozuar një metodë që do t'ua mundësonte njerëzve kontrollimin e gravitetit dhe pretendon që kjo gjë mund të arrihet edhe me teknologjinë e tanishme.

 

Nëpërmjet asaj që ai e quan 'fizikë e re', graviteti, në vende të ndryshme, do të mund të kontrollohej dhe si rrjedhojë njerëzit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,me teknologji ekzistuese, do të mund të krijonin fusha pa gravitet dhe me gravitet super të lartë si dhe të kontrollohej graviteti i tokës në tërësi. Teoria e tij është mbështetur nga një sërë shkencëtarësh të tjerë.

(Kosova Sot Online)