Cili qytet mban rekordin sa u përket UFO-ve?

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 14:33
Cili qytet mban rekordin sa u përket UFO-ve?

Lugina San Luis, e qytetit Huper afër Denverit, është lokaliteti amerikan ku është raportuar numri më i madh i UFO-ve në SHBA. Për këtë shkak, ai shpesh quhet "Pika e nxehtë amerikane e UFO-ve". Banorët lokalë, autostradën 17 e quajnë autostradë kozmike. Përgjatë asaj autostrade gjendet edhe Kështjella e vrojtimit të UFO-ve, e cila është ndërtuar nga Judy Messoline 15 vjet më parë.

"Ajo që kam konstatuar, është se njerëzit kanë nevojë të bisedojnë, sidomos ata që kanë pasur përvoja me alienët", thotë Messoline. Përkundër asaj që mendohet, ajo që është në kështjellë është e pastër, por jo edhe ajo që gjendet jashtë saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Messoline thotë se nga kështjella mund të shihet për mrekulli shiu i kometave. Messoline thotë se në këtë lokalitet kanë qenë disa ekspertët të UFO-ve, ku që të gjithë kanë pohuar se, afër kullës, gjenden dy vorbulla të mëdha, roli i të cilëve nuk dihet.

(Kosova Sot Online)