A jeni edhe ju vik'timë e magjisë së zezë?

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 14:32
A jeni edhe ju vik'timë e magjisë së zezë?

Para së gjithash, veprimi magjik ndikon në shpirtin e njeriut, prandaj ai edhe "sëmuret" dhe vuan. Personi nën ndikimin e magjisë së zezë nuk mund t'i shikojë të tjerët në sy, bile-bile mezi e shikon edhe veten në pasqyrë. Fytyra e atij personi, në dritë të fortë, duket disi si e hirtë e errët. Shikimin e ka tepër të 'mjegulluar' e sytë vazhdimisht 'i ikin'. Përpos kësaj, mund t'i paraqitet edhe skuqja në bebëzat e syve. Një person i tillë vazhdimisht ka përshtypjen se dikush i qëndron prapa shpine, ka frikë të madhe nga djersitja e duarve, bile edhe nga era e djersës. Ka frikë të paarsyeshme nga kafshët shtëpiake, nga ambientet e mbyllura dhe të errëta, sikur që janë lifti, tuneli, vozitja mbi urë dhe ngjashëm. Vazhdimisht e ka frikën se do të vdesë duke rënë nga lartësia, apo se do të mbytet në ujë.

 

Kur qëndron në një vend, disi e kapë sikleti, edhe pse nuk di të tregojë pse. Pra, ditë e natë mund ta ketë frikën dhe të ndihet i pasigurt, i shqetësuar, me buzën në vaj dhe i mërzitur. Rrëqethja dhe të dridhurat Paraqitja vetvetiu e rrëqethjes dhe të dridhurave vetëm sa e përkeqëson gjendjen e përgjithshme në të cilën ndodhet personi nën ndikimin e magjisë së zezë. Ndonjëherë, personi i tillë vuan nga marramendja, i bie të fikët, apo vuan nga pagjumësia, apo mund të ndodhë edhe e kundërta, që vazhdimisht ta marrë gjumi. Ai as natën nuk bëhet rehat, meqë sheh ëndrra të këqija, varreza, apo njerëz të vdekur. Për shkak të kësaj, nga dita në ditë ai e humbë fuqinë, nuk është në disponim, ndjen një dhembje të madhe të shpirtit, prandaj mendon se ndokush nuk e lë rehat, nuk ka vullnet as të zgjohet, e lëre më që të punojë ndonjë gjë. Për këtë person asgjë nuk shkon si duhet, prandaj çdo gjë i bie nga dora, vonohet në të gjitha takimet, e përpos kësaj nuk është në gjendje që ta organizojë jetën e vet. Ky person, thjesht, nuk mund të gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur. Gjithmonë është për ngut, mundohet që të flasë shpejt, papritmas e ndryshon temën e bisedës, të cilës, sipas rregullit, i mungon logjika. E ka të vështirë që të përqendrohet, prandaj jo rrallë nuk i kujtohet as ajo që ka thënë vetë para pesë minutash.

E keni përshtypjen sikur çdo moment do të zgjohet dhe do të ikë. Mendimi për vetëvrasje Përpos kësaj, personi të cilit i kanë bërë magji të zezë, vazhdimisht ndien lodhje në duar edhe pse nuk bën punë të rënda, apo i duket se ka të lidhura këmbët me blloqe, aq vështirë e ka të ecë. Për këtë shkak, ai lehtë lodhet edhe me rastin e shëtitjes më të shkurtër, apo pasi që ngjitet shkallëve. Herë pas here i duket se më së miri do të ishte sikur të ikte nga të gjitha, të shkonte diku pa lënë gjurmë, e në rastet më të rënda, ekziston edhe mendimi për vetëvrasje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Natyrisht, magjia e zezë mund të shkaktojë edhe "simptoma" krejtësisht tjera, sikur që janë fiks idetë e ndryshme, pastaj kryerja e veprave të pakuptueshme, të qenit i nervozuar, agresiv, apo i zemëruar. Kur lutet, personit të tillë i vijnë mendime të këqija, të pështira dhe kundër fesë. 


(Kosova Sot Online)