Ja si e mallkonin njerëzit njëri-tjetrin

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 14:30
Ja si e mallkonin njerëzit njëri-tjetrin

Anatemat katolike

Versioni modern i anatemës është shkishërimi katolik, gjë që pjesëtarët e kësaj feje nuk preferojnë që t'iu ndodhë. Por, nëse shikoni në të kaluarën, duke analizuar disa anatema, të cilat janë shkruar në librat zyrtarë të Kishës katolike, atëherë mund të gjeni tekste me të vërtetë të frikshme, sikur që është ky që anatemon ata që mund të tentojnë t'i nxjerrin murgeshat nga rruga e drejtë: "Nëse ndonjëri nga ju tenton ta bëjë një gjë të tillë, atëherë ai do të jetë i mallkuar në shtëpi, si dhe jashtë saj; i mallkuar në qytet dhe në ara; i mallkuar derisa ecë dhe derisa fle; i mallkuar derisa ha e derisa pi; i mallkuar derisa ec dhe derisa rri ulur; i mallkuar mish e shpirt, nga maja e gishtave të këmbës e deri te kapaku i kresë". 

 

Grafitet

Vendi i fundit ku do të kërkonit mallkime të shkruara, do të ishte ndonjë objekt fetar, p. sh. në brendësi të mureve të një katedraleje. Një gjetje nga "Norfolk Medieval Graffiti Survey" megjithatë flet ndryshe. Grafitet që gjendeshin në kisha gjatë mesjetës me gjasë kanë qenë tepër të ndryshëm nga grafitet e ditëve tona. Mendohet se shumica e grafiteve që gjendeshin në kisha, ishin lutje dhe kërkesa drejtuar Zotit. Por, ajo që shihet e shkruar në muret e brendshme të Katedrales "Norwich", është diçka krejt tjetër. Në fillim qe e pamundur që të deshifrohej shkrimi, por më pas u pa se ishte shkruar me shkronja mbrapshtë. Fjala e vetme që mund të lexohej ishte "Keynsford", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.Si duket, dikush donte ta shkruante një mallkim për pjesëtarët e familjes në fjalë, prandaj edhe ka shkruar me shkronja të mbrapshta. Me gjasë njerëzit ishin të kujdesshëm, që të mos vërehej ajo që kishin shkruar. 

Mallkimet egjiptiane

Ajo që duhet ta dimë rreth mallkimeve egjiptiane është se njerëzit nuk i bënin ato për qejf apo thjesht nga inati. Besohej se trupi i një njeriu të vdekur ishte shumë i rëndësishëm për shpirtin e tij dhe, nëse trupi kalbej, atëherë shpirti ishte në rrezik që të vdiste. Duket paradoksale, por mallkimet bëheshin me qëllim që të jetonte shpirti i të vdekurit. Për këtë shkak, mallkimet egjiptiane nuk gjenden në dhomat e varrimit, por në hyrje të varreve, me qëllim të frikësimit të kërkuesve të pasurisë, në mënyrë që trupi, e me këtë edhe shpirti i të vdekurit, të mbetej i shëndetshëm. P.sh., në hyrje të varrit të Tutankhamunit gjendej mbishkrimi "Vdekja do t'i vijë e shpejtë për atë që trazon paqen e Mbretit". Ky mbishkrim kishte bërë bujë në kohën kur ishte zbuluar. Dhe, me të vërtetë, pasi që u trazua varri i këtij faraoni ndodhën shumë fatkeqësi. 

(Kosova Sot Online)