Zbulohet një burim i panjohur i oksigjenit nën sipërfaqe të Tokës

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 14:32
Zbulohet një burim i panjohur i oksigjenit nën sipërfaqe të Tokës

Sipas disa njoftimeve shkencore, nën sipërfaqen e planetit tonë ka lumenj të tërë të oksigjenit të lëngshëm. Kërkuesit shkencorë thonë se ky zbulim vë në pah burime deri tani të panjohura të oksigjenit, të cilat janë aq të mëdha, saqë mund të ndikojnë në klimën e planetit tonë.

Ky zbulim tregon se ekziston një shtresë deri tani e panjohur e Tokës, e cila përbëhet nga sasi të mëdha të oksigjenit të lëngshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ekipi i shkencëtarëve, të udhëhequr nga Dr. Elena Bykova nga Universiteti "Bayreuth", zbulimet e veta i kanë botuar në revistën shkencore "Nature Communications". Sipas vlerësimeve, në këtë shtresë deri tani të panjohur, ka 8 deri 10 herë më shumë oksigjen sesa në atmosferën e planetit tonë. Në studimet e mëparshme, shkencëtarët kishin gjetur sasi të mëdha të oqeaneve nëntokësore.

(Kosova Sot Online)