Mjafton një vrimë e vogël, e zezë, për të na furnizuar me energji

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 14:21
Mjafton një vrimë e vogël, e zezë, për të na furnizuar me energji

Stephen Hawking ka deklaruar se një vrimë e vetme, e vogël, e zezë, mund ta furnizojë tërë botën me energji elektrike. Vrimat e zeza rëndom shihen dhe konsiderohen si të rrezikshme dhe si fenomene shkatërruese, por çka sikur të mund ta shtronim energjinë e tyre dhe ta përdornim atë për qëllime të mira?

 

Ky ishte njëri nga konceptet që u shtrua nga profesori Stephen Hawking gjatë ligjëratave të tij në "BBC Radio 4" gjatë kësaj jave. "Një vrimë e zezë me madhësi sa një mal do të jepte rreze X dhe gama, me një fuqi prej rreth 10 milionë megavatesh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, gjë që do të mjaftonte për ta furnizuar me energji elektrike tërë botën", tha ai. Por, ai thotë se nuk është lehtë që të shfrytëzohet një vrimë e zezë.

Ai thotë se mënyra e vetme, apo vendi i vetëm ku do të mund ta linim një vrimë të tillë të zezë, do të ishte orbita e Tokës. Por, edhe në një rast të tillë, ai thotë se, do të mjaftonte një veprim i gabueshëm dhe Toka të përfundonte e shkatërruar. Hiqu more, më mirë KEK-u. Shtrenjtë-shtrenjtë, por bile më sigurt!

(Kosova Sot Online)