Krokodili i uritur gëlltit një piton në një park

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 13:44
Krokodili i uritur gëlltit një piton në një park

Një piton jo dyshues, zgjodhi kohën e gabuar për të ardhur dhe për të pirë ujë në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, kur nga askund, shfaqet një krokodil super i uritur.

Gayle Erasmus ishte dëshmitare e ngjarjes së jashtëzakonshme në urën e lumit Sabie në jug të Lower Sabie. Ajo ndau imazhet dhe historinë e saj me LatestSightings.com.

Më 15 shtator, Gayle udhëtoi me makinë në një distancë të shkurtër në jug të Lower Sabie për të ndaluar dhe për të shijuar pamjen e bukur nga ura me ujë të cekët, shkruan UPI.

Kjo urë është një vend i preferuar për shumë njerëz, sepse është shumë afër Lower Sabie, duke ju lejuar të qëndroni atje deri vetëm disa minuta para mbylljes së portave.

“Ne e adhurojmë këtë urë sepse gjithmonë ka diçka magjepsëse për të parë”, tha Gayle.

“Atë ditë, ndërsa vështronim përreth, një spërkatje e madhe tërhoqi vëmendjen tonë. Për habinë tonë, një krokodil kishte kapur një piton. Ne nuk mund të dallonim nëse ishin pamjet e fundit”, shtoi tutje ai. 

(Kosova Sot Online)