Luizi e gjen fjalën ‘Çapaçul’ në librin e Gjuhës Shqipe

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 17:08
Luizi e gjen fjalën ‘Çapaçul’ në librin e  Gjuhës Shqipe

‘Çapaçul’ ishte fjala që Luizi tha në ‘Big Brother Vip’ që më vonë u bë virale por nga ana tjetër edhe u keqinterpretua  nga banorët me të cilët ai konkurronte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Megjithatë duket se ende sot e kësaj dite Luizit nuk i paska dalë ‘e keqja’, dhe ka vendosur t’ua përplasë ‘në fytyrë’ të vërtetën e kësaj fjale të gjithë atyre që e ‘kryqëzuan’.

Në një postim në Instastory, Luizi ka publikuar një pjesë nga ‘Abetarja e Gjuhës Shqipe’ ku është përmendur fjala çapaçul, e sipër saj shkruan: ‘Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe’.

Image

(Kosova Sot Online)