Edhe në Hënë ka rrufe

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 10:25
Edhe në Hënë ka rrufe

Sipërfaqja e Hënës është e tëra me kratere, të cilat janë shkaktuar nga goditjet e meteorëve. Por, një studim i ri, thotë se ekziston edhe një faktor, i cili ka ndikuar në peizazhin e Hënës. Fizikanët thonë se goditjet e rrufesë, për shkak të grumbullimit të elektricitetit statik në pluhurin e imtë, që mbulon sipërfaqen e Hënës, shkrijnë shtresat sipërfaqësore dhe ndryshojnë pamjen e saj. Kjo mund të shpjegojë pse sipërfaqja e Hënës është aq me brazda.

Fizikanët thonë se rrufetë krijohen për shkak të grimcave me elektricitet të lartë, të cilat arrijnë deri te Dielli dhe grupohen afër sipërfaqes së Hënës. Në punimin shkencor, të botuar në revistën "Ikarus", thuhet se këto zbrazje elektrike mund të shkaktojnë probleme në misionet e ardhshme në Hënë.

(Kosova Sot Online)