Historia e tregtarit që bleu 150 euro një maskë dhe e shiti 4.2 milionë euro

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 10:01
Historia e tregtarit që bleu 150 euro një maskë dhe e shiti 4.2 milionë euro

Kjo do të mbetet marrëveshja e shekullit. Një tregtar bleu një maskë afrikane për 150 euro dhe ia besoi një shtëpie ankandesh. Shtëpia e ankandit ia rishiti një blerësi të panjohur për 4.2 milionë euro. Dy të moshuarit nuk do të përfitojnë asgjë, veç 150 euroshit që e shitën në fillim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zoti dhe zonja Fournier, të cilët vendosën të heqin qafe shpejt atë objekt të gjetur në papafingo, nuk do të mund ta rifitojnë atë dhe as të marrin dëmshpërblim. Gjykata në Alès, në jug të Francës, vendosi që ish-pronarët e maskës, një punonjës 88-vjeçar në pension dhe gruaja e tij 81-vjeçare, të cilët i ishin drejtuar një tregtari të dorës së dytë për të hequr qafe mbeturinat e grumbulluara në shtëpinë e tyre të pushimeve në Gard, nuk treguan asnjë zell në vlerësimin e saktë të objektit historik.

 

Ata nuk u mashtruan. Sipas gjyqtarit francez: Ata ishin të pamatur dhe për këtë arsye duhet të fajësojnë vetëm veten e tyre.

“Neglizhenca dhe pakujdesia e tyre bën që kërkesa për shpalljen e pavlefshme të shitjes nuk mund të pranohet”, u shpreh gjykata.

Shitësi i dorës së dytë e ka bleu për 150 euro bashkë me sende të tjera si shtizë, thikë dhe disa vegla muzikore.

Më pas, tregtari kontaktoi një shtëpi ankandi në Montpellier, e cila ekzaminoi objektin: rezultoi se ishte një maskë e rrallë Ngil e shekullit të 19-të, e bërë nga populli Fang i Gabonit, një nga rreth 10 që ekzistojnë në botë, ndoshta e blerë rreth vitit 1917 nga René-Victor Edëard Maurice Fournier, guvernator kolonial francez dhe paraardhës i 88-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)