
Lexoni edhe:
Ja si po e shijon Gjesti suksesin pas fitores në Big Brother VIP Albania
Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një planet të rrallë që i ngjan Tatooine-it – planeti me dy diej nga filmat ‘Star Wars’. Ai orbiton rreth dy ‘yje të dështuar’, të njohur ndryshe si xhuxhë kafe, dhe ndodhet rreth 120 vite dritë larg Tokës.
Planetët që rrotullohen rreth dy yjeve janë të rrallë dhe gjithmonë tërheqin vëmendje, por ky rast është edhe më i veçantë, orbita e planetit është pingule, pra e vendosur në një kënd të pazakontë ndaj sistemit të vet binar.
Ja si po e shijon Gjesti suksesin pas fitores në Big Brother VIP AlbaniaLexoni edhe:
Çfarë janë xhuxhët kafe?
Xhuxhët kafe nuk janë as planetë, as yje të mirëfilltë – ato janë të njohur si ‘yje të dështuar’ sepse nuk kanë pasur mjaftueshëm masë për të ndezur procesin e fuzionit bërthamor që ndodh tek yjet. Dy prej tyre janë vëzhguar prej vitesh, por vetëm tani shkencëtarët kanë zbuluar një lëvizje të çuditshme në orbitën e tyre, që sugjeron praninë e një planeti të tretë në sistem.
Këto gjetje janë publikuar në revistën shkencore Science Advances, dhe ofrojnë prova të reja për ekzistencën e një planeti që rrotullohet rreth këtij sistemi binar. Megjithëse planeti nuk është parë drejtpërdrejt, zhvendosja në lëvizjen e yjeve ka shtyrë ekspertët të mendojnë se diçka ndoshta një planet po ndikon në sistemin.
Një botë e ngjashme me ato të fantashkencës
Ky zbulim shton një hyrje të re në listën e planetëve që rrotullohen rreth sistemeve yjore binare, e cila aktualisht përfshin 16 të tillë. Kjo lloj orbite, veçanërisht përreth dy yjeve që nuk janë tradicionalë, sjell shumë pyetje për mënyrën se si formohen dhe funksionojnë sistemet planetare.
Autori i studimit, Thomas Baycroft nga Universiteti i Birminghamit, thekson se “planetët që rrotullohen rreth yjeve binjakë ekzistonin për dekada vetëm në fantashkencë, përpara se të dinim se ato mund të ishin realë.”
Shkencëtarët janë të etur për të vazhduar studimin e këtij sistemi unik. Konfirmimi i pranisë së planetit, si dhe analiza e orbitës dhe masës së tij, mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si formohen planetët në kushte që janë shumë ndryshe nga ato në sistemin tonë diellor.
(Kosova Sot Online)