Ja si po e shijon Gjesti suksesin pas fitores në Big Brother VIP Albania

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 14:22
Ja si po e shijon Gjesti suksesin pas fitores në Big Brother VIP Albania

Pas triumfit të tij në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti duket se po i shijon në maksimum momentet e para pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Artisti nga Peja, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi, është parë së fundmi duke pozuar në një Lamborghini, në disa fotografi të publikuara në InstaStory, duke reflektuar qartazi relaksin dhe emocionet që vijnë pas një fitoreje të madhe.

 

Me një çmim prej 100 mijë eurosh dhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, Gjesti u shpall fitues i BBVA 4 në një finale që mblodhi qindra mijëra teleshikues para ekranit.

Fitorja e Gjesti-t është përshkruar si e merituar nga ndjekësit e spektaklit, për shkak të mënyrës autentike, karizmatike dhe të balancuar me humor që ai shfaqi gjatë gjithë rrugëtimit në BBVA.

Tani që aventura televizive ka përfunduar, Gjesti duket i përqendruar në pushim, por edhe në planifikimin e projekteve të ardhshme në muzikë dhe karrierë.


(Kosova Sot Online)