Reçeta e Cekës: Kifle formash të ndryshme

  • 25 March 2019 - 09:07
Reçeta e Cekës: Kifle formash të ndryshme

PËRBËRËSIT:
• 1 maja,
• 1/2 lit qumësht,
• 2 lugë sheqer,
• pak kripë,
• 1 filxhan kafeje vaj,
• 1 sheqer vanileje,
• 800 gr miell,
• 1 vezë për lyerje,
• susam.
Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël
sheqer dhe miell. Në qumështin e vakët shtohen maja
e ardhur, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli.
Brumi derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet
gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi
vendoset në enë ku është zënë, lyhet me vaj, mbulohet
dhe pushon afro 1-2 orë. Brumi i ardhur ngjeshet pak,
ndahet në afro 20 toptha. Hapen kuleçtë në madhësi
pjate dhe, me ose pa djathë brenda, mbështillen kiflet
në forma të ndryshme. Kiflet vijnë 20 minuta, pastaj
lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam dhe
futen në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C,
që të piqen gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.

(Kosova Sot)