Receta e Cekës - Kofshë pule pikante

  • A.P /
  • 07 korrik 2020 - 07:39
Receta e Cekës - Kofshë pule pikante

PËRBËRËSIT:

• 6 vezë, • 2 qepë, • 1 thelb hudhër, • 2 speca, • 4 lugë vaj, • 6 domate, • 2 lugë ajkë, • 1/2 lugë vegetë, • piper, • kripë.

Domatet futen në ujë të valë për disa çaste, qërohen, priten në 4 pjesë dhe u largohen farat. Qepa grihet imët, gjithashtu edhe hudhra. Specat priten në katër pjesë për së gjati, u largohen farat dhe priten hollë për së gjati. Qepët dhe specat fërgohen në vaj të nxehtë për 5 minuta. Shtohen hudhra dhe domatet e prera në pjesë të imëta. Fërgohen edhe 2-3 minuta.

Ndërkohë,tunden vezët, u hidhen vegeta, kripa, piperi. Vezët e tundura hidhen mbi perime dhe fërgohet omëleta në temperaturë të ulët, gjersa të mpikset. E tërë shija e një omëletës qëndron aty që ajo të mpikset, por mos të forcohet, gjegjësisht mos të tejkalohet së fërguari, por të mbetet e butë. Shërbehet me patate të ziera, pure patatesh ose me bukë.


(Kosova Sot Online)