Receta e Cekës - Maregnore

  • A.P /
  • 27 July 2020 - 14:40
Receta e Cekës - Maregnore

PËRBËRËSIT:

300 gr sheqer, 250 gr sheqer pluhur, 1/2 lit qumësht, 8 vezë, 1 limon, 400 gr arra të bluara, 250 gr gjalpë ose margarinë të zbutur, 4 lugë niseshte ose miell, 4 kremra të rrahur vanileje, 2 kremra të rrahur ngjyrë të bardhë.

Tunden 8 të bardhat e vezëve duke e hedhur gradualisht edhe shurupin e trashë të përgatitur me 1. 5 dcl ujë dhe 300 gr sheqer. Shtohet lëngu i një limonit, përzihet mirë dhe në tepsi torte, të shtruar me letër pergamenti, hidhet marenga e dendur sikurse borë. Tepsia futet në furrë të nxehtë me temperaturë 100 gradë Celsius për t’u tharë për afro 2 orë. Korja e pjekur, pasi të ftohet, pritet horizontalisht në dy pjesë. Ndërkohë, vlohen 4 dcl qumësht. Kësaj mase i hidhet mielli i trazuar me 1 dcl qumësht dhe, duke e përzier vazhdimisht me mikser, hidhen edhe të verdhat e vezëve. Sa të ftohet kremi, shtohen arrat.

Veçan tundet gjalpi i zbutur me 250 gr sheqer pluhur. Kësaj mase i shtohen dhe përzihen mirë edhe 4 të verdha vezësh. Të dy masat e përgatitura bashkohen dhe tunden mirë me mikser. Sipas udhëzimit në qeskë, veçan tunden edhe 4 kremra vanileje. Lyhet njëra kore më parë me fill, pastaj me krem të rrahur, mbi vihet korja e dytë, fill, krem i rrahur. Mbi zbukurohet me krem të rrahur të bardhë dhe flegra portokalli e limoni ose ndonjë pemë tjetër. Futet në frigorifer për disa orë, pastaj pritet si çdo tortë. 

(Kosova Sot Online)