LIDHJA MIDIS MISHIT TË DHËMBËVE DHE KANCERIT TË VEZOREVE

  • 06 December 2017 - 20:33
LIDHJA MIDIS MISHIT TË DHËMBËVE DHE KANCERIT TË VEZOREVE

Rezultatet e studimit të publikuara te revista "Cancer Research" ndërlidhin sëmundjet e mishit të dhëmbëve me 21 për qind rrezik më të madh për t'u prekur nga kanceri i vezoreve. Duke përcjellë 122.000 persona nga mosha dhjetë vjeçe, ekspertët nga universiteti në Nju- Jork kanë konstatuar se numri më i madh i të anketuarve kishin bakterin "Tannerella Forsythia". Janë disa hulumtime të mëhershme që kanë ndërlidhur sëmundjen e mishit të dhëmbit edhe me rrezik për sëmundje të zemrës. Kanceri i vezoreve është forma e tetë më e shpeshtë e kancerit në botë dhe shkaktari i gjashtë më i shpejtë i vdekjeve.  

(Kosova Sot)