Dietat më të mira për vitin 2018

  • 21 January 2018 - 12:20
Dietat më të mira për vitin 2018

Qëllimi për të hequr kilet e tepërta, por edhe kujdesi që tregojmë për të mbajtur larg sëmundjet, na orientojnë drejt një regjimi ushqimor të ekuilibruar. Një panel ekspertësh shëndetësorë zbulojnë dietat më të mira për vitin 2018.

 

DIETAT MË TË MIRA PËR HUMBJE PESHE

Për shumicën e dietologëve, humbja e peshës është qëllimi përfundimtar, por humbja e peshës dhe mbajtja e saj nuk është shumë e lehtë. Hulumtimet tregojnë se rreth 30-35 për qind e peshës së humbur nga dieta të rifitohen brenda një viti. Por është e mundur të ruhet humbja e peshës. Është vetëm një çështje për të gjetur planin e duhur të ngrënies. Sipas Barbara Rolls, pedagoge në Universitetin e Pensilvanisë, fokusi duhet të vendoset në ushqimet me densitet të ulët të energjisë, siç janë, qumështi me yndyrë të ulët, frutat dhe perimet, si dhe në kufizimin e ushqimeve me densitet të lartë të energjisë.

DIETAT MË TË MIRA PËR SHËNDETIN E ZEMRËS

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes për burrat dhe gratë në SHBA, duke i marrë jetën rreth 610 mijë personave çdo vit. Regjimi ushqimor mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sepse konsumimi i ushqimeve me yndyrë të lartë mund të çojë në presion të lartë të gjakut, në nivele të larta kolesteroli dhe në obezitet, të cilat janë faktorë të rëndësishëm rreziku. Por cili plan i ngrënies është më i mirë për një zemër të shëndetshme?

Për këtë kategori, ekspertët e shëndetësisë analizuan secilën nga dietat dhe u dhanë atyre vlerësime mesatare të shëndetit të zemrës. Dieta për të ndaluar hipertensionin (DASH) mori vendin e parë në këtë kategori. Dieta e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut është e përqendruar në fruta, perime, drithëra, peshk dhe qumësht me yndyrë të ulët, por kufizon ushqime të larta në sheqer dhe yndyra të ngopura.

Dieta mesdhetare e cila sugjeron konsumimin e produkteve të detit, më së paku dy herë në javë, së bashku me konsumin e rregullt të frutave, perimeve, bishtajave dhe drithërat, mori vendin e dytë për dietën më të mirë të shëndetshme të zemrës

DIETAT MË TË MIRA PËR DIABETIN

Dieta mesdhetare jo vetëm renditet ndër kryesoret për një dietë më të mirë të zemrës, por gjithashtu mori kurorën për dietën më të mirë të diabetit. Ekspertët e shëndetit, vlerësuan se kjo dietë e pasur më së shumti me produkte deti, është një mundësi e mirë për parandalimin ose kontrollin e diabetit. Disa kërkime kanë treguar se diabetikët në një dietë mesdhetare mund të përmirësojnë nivelet e tyre të hemoglobinës. Së fundmi, është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti fizik është po aq i rëndësishëm sa ushqimet që hani. Ndaj, cilindo plan ushqimor të zgjidhni, duhet ta kombinoni me ushtrime fizike.

(Kosova Sot)