Lëngu i mëngjesit, për linjë vitale dhe shëndet të mirë

  • 23 January 2018 - 19:05
Lëngu i mëngjesit, për linjë vitale dhe shëndet të mirë

Ky lëng që ju prezantojmë në vijim do t'jua shtojë energjinë, hedh helmet jashtë si dhe përmirëson shkrirjen e shtresave dhjamore, e çfarë ju nevojitet më shumë? Rutina e mëngjesit përpos se e përcakton atë ditë, përcakton edhe ditët në vijim, e nëse përfshini rutinë të shëndetshme, mëngjeset do t'i keni më të bukura edhe me diell edhe nëse bie shi dhe ka re, do të jeni përplot me energji dhe diskonim të mirë që ndikon në jetën në përgjithësi duke shtuar edhe nivelin e lumturisë. Një nga shprehitë e mira që duhet ta keni është ushqimi i shëndetshëm, e ku ka më mirë se këtë ta filloni në mëngjes?

PËRBËRËSIT:

½ e grejpfrutit; 1 mandarinë; 1 trangull; 4 deri 6 gjethe të mentës; 1 litër ujë; Pak akull. Përgatitja: Trangullin e qëroni dhe e preni, e grejpfrutin dhe mandarinën i qëroni dhe i ndani në rriska, e të gjithë përbërësit i vendoni në një enë të madhe, hidhni ujin sipër dhe e vendosni në frigorifer. Le të qëndrojë brenda natës, e në mëngjes e përzieni dhe e pini gjatë gjithë ditës. Vetitë shëruese të përbërësve: Grejpfruti - është i pasur me vitamina C. Përmban edhe vitamina A, E, K, vitamina B dhe flavonoide që kanë efekt antioksidues. Është i pasur edhe me kalcium, acid folik, fosfor dhe kalium. Trangulli - shton ndjenjën e ngopjes, është përbërës natyral duiretik dhe pakë- son fryrjet në stomak dhe e pastron trupin prej helmeve. Mandarina - stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe përshpejton shpenzimin e kalorive. Menta - përshpejton dhe kontrollon tretjen dhe e qetëson lukthin. 

(Kosova Sot)