Bomba me vitamina, ilaç natyral për forcimin e sistemit imun
Sistemi imun është rezistenca e organizmit në sëmundje të ndryshme, e me vetë këtë edhe në shëndetin e mirë. Edhe pse në barnatoret tona ka shumë preparate për forcimin e imunitetit, ilaçet popullore nuk e humbin popullaritetin e vet. Receta e parë për forcimin e imunitetit për fëmijë dhe të rritur:
Përbërësit:
-100 g rrush të thatë;
- 150 g arra të bluara;
- 100 g badem;
- lëvorja nga dy limonë;
- 100 g kajsi të thata;
- 100 g kumbulla të thata;
- 250-300 g mjaltë.
• Bluani rrushin e thatë, arrat, bademët, lëvoren e limonëve.
• Në masë shtoni lëngun nga dy limonë, lëvoren e të cilëve paraprakisht e keni bluar. I përzini.
• Më tej, shtoni kumbullat e bluara dhe kajsitë e bluara. I përzini.
• Në fund shtoni mjaltin dhe përzieni.
E lini të veprojë për 1-2 ditë. Për fëmijë më të moshuar se 3 vjeç - 1 lugë, 2 herë në ditë. Për të rritur: 1-2 lugë, 3 herë në ditë. Kavanozin ta ruani në frigorifer.
RECETA E DYTË:
Përbërësit:
- 200 g kajsi të thata;
- 200 g kumbulla të thata;
- 200 g fik të thatë;
- 200 g arra;
- 1 limon;
- 50 ml alkool;
- 250 g mjaltë.
• Pemët e thata dhe limonin bashkë me lëvore e bluani.
• Në masë shtoni mjaltin dhe alkoolin dhe përzieni. Kavanozin ta ruani në frigorifer. Merrni 1 lugë para shujtave.
(Kosova Sot)