Ushqimet pastruese që në mënyrë natyrale detoksikojnë trupin

  • 13 December 2018 - 15:49
Ushqimet pastruese që në mënyrë natyrale detoksikojnë trupin

MOLLËT

Fibra e quajtur pektinë ndihmon në detoksikimin e aditivëve që janë grumbulluar në trupin e njeriut me kalimin e viteve. Prandaj, fjalia e vjetër "një mollë në ditë dhe mjeku nuk t'i sheh sytë" bie pikërisht në vendin e duhur.

Image

 

AVOKADO

Avokado ofron glutatione dhe aminoacide të ngopura të dobishme për zemrën që ndihmojnë në bllokimin e absorbimit të yndyrave të caktuara nga zorrët që shkaktojnë dëmtim oksidues dhe ka rëndësi për pastrimin e mëlçisë.

Image

 

BROKOLI

Brokoli është i mbushur me antioksidues, që ia japin mundësinë e stimulimit të enzimave detoksikuese. Brokoli ofron pastrim për organizmin e njeriut, mund ta konsumoni të vetme apo edhe në formë të lëngut të shtrydhur.

Image

 

KAROTAT

Karotat janë të pasura me glutatione, që i shndërron në një nga perimet me fuqinë më të madhe detoksikuese. Po ashtu, janë të mbushura me vitamina A dhe betakarotinë, që kanë dobi për shëndetin kardiovaskular dhe ndihmojnë në përmirësimin e imunitetit.

Image

 

HUDHRA

Hudhra njihet për faktin se është një nga ushqimet më detoksikuese. Ndihmon në stimulimin e molisë në prodhimin e enzimave detoksuese për sistemin tuaj tretës. Mund ta përdorni të gatuar apo të papërpunuar.

Image

 

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër përmban më shumë antioksidues sesa çaji i zi deh ai i bardhë, megjithëse vijnë nga e njëjta bimë. Përmbajtja e kafeinës në çajin e gjelbër i jep pijes efekt diuretik. Kjo ndihmon në lehtësimin e fryrjeve dhe mbajtjen e lëngjeve. 

Image

 

 

 

(Kosova Sot)