Përse duhet të ndaloni me numërimin e kalorive

  • 14 December 2018 - 08:41
Përse duhet të ndaloni me numërimin e kalorive

Kur njerëzit u përkushtohen ushtrimeve të rregullta dhe ushqimit të shëndetshëm, fillojnë të mendojnë për numërimin e kalorive. Shumë nutricistë janë skeptikë ndaj numërimit të kalorive dhe ekzistojnë disa arsye.

ËSHTË E PAMUNDUR NË KOHË TË GJATË Në fillim, rrugëtimi me emërtimin "numërimi i kalorive" ju mahnit dhe jeni të vendosur. Por, pas disa javësh kjo ju lodh, nuk do t'i numëroni më.

MOS U MBËSHTETNI NË SHIFRA TË SAKTA Nëse i shikoni disa tabela të kalorive, shifrat do të jenë të ndryshme. Është fakt se përmbajtja e kalorive në ushqime mundet të ndryshojë, prandaj numri i saktë i tyre ndryshon. Pos kësaj, është e pamundur që secili ushqim të ketë gjithmonë shifrat e njëjta.

NUMËRIMI I KALORIVE JU PIKËLLON Nganjëherë ekzistojnë momente kur duhet të hani disa copë çokollatë apo kroasant. Por, mendimet për kaloritë nuk ju lejojnë të kënaqeni dhe llogaritni të bëni disa pompa më pas. Nuk keni nevojë ta fajësoni veten, por të kënaqeni me atë ushqim.

(Kosova Sot)