Hani këto ushqime dhe ruani shëndetin mendor në moshë të shtyrë

  • 14 December 2018 - 08:44
Hani këto ushqime dhe ruani shëndetin mendor në moshë të shtyrë

Meshkujt me moshë të mesme që hanë shumë pemë dhe perime mund të zvogëlojnë gjasat për probleme kognitive në vitet e mëvonshme në krahasim me bashkëmoshatarët që nuk i konsumojnë më shpesh ato ushqime, tregon një studim amerikan. Shkencëtarët kanë përcjellë rreth 28.000 meshkuj për 20 vjet rresht e në fillim të studimit meshkujt ishin të moshës 51 vjeçe. Për çdo katër vite të anketuarit kanë plotësuar një udhëzim rreth shprehive në ushqim. Po ashtu, kanë kaluar në testime e funksioneve kognitive kur kishin kaluar moshën mesatare 73 vjeçe. Në bazë të atyre rezultateve ekspertët kishin dëshmuar se meshkujt që rregullisht kishin konsumuar më shumë perime, kur kishin arritur në moshën 70 vjeçe, për 17 për qind kishin më pak gjatas që të preken nga telashet kognitive. Për konsumimin e pemëve nuk ishte dëshmuar se kishin ndikuar në uljen e rrezikut me probleme kognitive. Konsumimi për kohë të gjatë i perimeve si perime me gjethe të gjelbër, me ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe, mund t'ju ndikojnë pozitivisht në funksionimin kognitiv. 

(Kosova Sot)