Ushqimet e shëndetshme që mund t'i hani edhe kur jeni në dietë

  • 17 December 2018 - 14:38
Ushqimet e shëndetshme që mund t'i hani edhe kur jeni në dietë

Shumica e njerëzve pushojnë dhe shikojnë TV-në duke konsumuar ushqime të grimcuara, por mos harroni se ndikojnë negativisht në linjat trupore. Në vijim ju sjellim ushqimet e shëndetshme, si zëvendësim për ushqimet e dëmshme të grimcuara

Image

FIKU I THATË Fiku i thatë është burim për materiet ushqyese. Trupit i ofrojnë energji, kështu që është ideale t'i hani para ushtrimeve. Pos kësaj, përmbajnë sasi të madhe me kalium - mineral të rëndësishëm për rigjallërimin e organizmit.  

Image

BADEMET Bademet janë të pasura me alfa tokoferol, formë e vitaminave E që trupi e absorbon shumë shpejt. Kjo vitaminë ka efekt antioksidues dhe parandalon dëmtimin e qelizave pas ushtrimeve. Hani një grusht bademe dhe gjatë ditës do të jeni të ngopur.

Image

ÇOKOLLATA E ZEZË Çokollata e zezë përmban flavonol që i takon grupit të substancave bimore që janë të dobishme për shëndetin. Po ashtu, përmirësojnë qarkullimin e gjakut, që më së shumti i gëzohen muskujt pas ushtrimeve.  

Image

BANANET Shkaku i faktit se përmbajnë shumë kalium, nëse e konsumoni këtë pemë nuk do të vuani nga ngërçet në muskuj dhe do të jeni plot me energji. Pos kësaj, pasi përmbajnë shumë karbohidrate, janë derivat për muskuj

Image

LEBLEBITË Leblebitë janë ushqim i varfër me kalori që mund t'i gjeni kudo, e është zëvendësim ideal për ushqimet standarde të grimcuara. Kryesisht, përparësia e tyre më e madhe është se posedon shumë minerale, proteina, magnez, hekur, si dhe fibra.

Image

FËSTËKËT Kur themi fëstëkët e kemi fjalën për ata në gëzhojë. Jo për ata me aditiv e vajra e të përpunuar. Kryesisht fëstëkët janë të shëndetshëm, posedojnë pak kalori e po ashtu janë shumë të shijshëm. Veprojnë si antioksidues të shkëlqyeshëm. 

(Kosova Sot)