Zambaku - Bima që ruan shëndetin dhe bukurinë

  • 01 January 2018 - 10:24
Zambaku - Bima që ruan shëndetin dhe bukurinë

Zambaku është bimë që bën pjesë në mjekësinë popullore dhe mund të jetë shumë i përdorshëm kur bëhet fjalë për kujdesin e flokut dhe lëkurës, si dhe përmirësimit në përgjithësi të shëndetit. Kjo bimë ka efekt të fortë kundër baktereve, parazitëve, kërpudhave dhe inflamacioneve. Për pastrimin e akneve dhe pigmentim: Zieni një sasi zambaku me rreth 20 lidhëse derisa të zbuten, e uji do të bëhet i gjelbër. Lëngun e përdorni si tonik që do të aplikoni në fytyrë para gjumit, çdo mbrëmje. Me përdorimin e rregullt do të hiqni qafe aknet dhe mitesteret. Rreth 100 ml të këtij lëngut i derdhni në vaskë nëse keni inflamacione të caktuara të lëkurës. Për shërimin e psoriazës. Psoriaza është sëmundje e lëkurës, që jo vetëm se shkakton dhimbje, por më pas në lëkurë mbeten shenja thuajse keni pësuar të djegura, e problemet që më shpesh i sjell kjo sëmundje janë pëlcitja e lëkurës dhe thara e saj. Vaji i zambakut heq të kruarat dhe irritimet e lëkurës që ndihmojnë në hidratim. 

 

(Kosova Sot)