Tri probleme shëndetësore që mund t'ju lënë tullac për tre muaj

  • 12 janar 2019 - 08:27
Tri probleme shëndetësore që mund t'ju lënë tullac për tre muaj

Rënia e flokut është përditshmëri te shumica e njerëzve, por është proces normal dhe ju ndodh të gjithëve. Por, nëse vuani nga këto tri probleme shëndetësore, për tre muaj mbeteni pa fije floku në kokë.

Stresi i tepërt

Humbja e flokut mund të ndodhë edhe si pasojë e gjeneve, por mund ta humbni si pasojë e stresit apo çekuilibrit hormonal, e shkak është ndonjë sëmundje. Pos se ky çekuilibër sjell probleme të shumta siç janë aknet, mbipeshë, ka efekt edhe në rritjen dhe forcimin e qimes së flokut. Nëse hormonet nuk janë në nivel, qimja e flokut dobësohet dhe bie.

Anemia

Pakësimi i qelizave të kuqe, po ashtu ndikon në rritjen e flokut, që do të thotë se nëse jeni anemikë, është shumë e mundshme që organizmi juaj nuk do të prodhojë mjaftueshëm materiale për rritjen e flokut. Nëse keni mungesë energjie, provoni të konsumoni sa më shumë vitamina B12.

Trashja apo dobësimi i shpejtë

Floku mund të pësojë edhe shkaku i trashjes apo dobësimit të shpejtë. Nëse e vëreni se floku po ju bie me të madhe, vizitoni mjekun dhe këshilloni se ku qëndron problemi.

(Kosova Sot)