Ja çfarë zbulon vendi ku ju dhemb koka

  • 18 February 2019 - 15:06
Ja çfarë zbulon vendi ku ju dhemb koka

Me siguri e keni vërejtur se dhimbja e kokës nuk është e njëjtë dhe se kurrë nuk keni dhimbje në të njëjtin vend. Ekzistojnë rreth 300 lloje të dhimbjeve të kokës, e disa dallojnë nga vendi ku keni dhimbjet.

Dhimbja që përfshin sytë

Dhimbja që përfshin hapësirën e syve dhe përreth syve më shpesh shfaqet si dhimbje e valëzuar dhe mund të thuhet se është sezonale. Me intensitet të fortë zgjat me javë dhe muaj. Në rastet më të shpeshta prek vetëm njërin sy, që mund të skuqet, të lotojë dhe të ënjtjet. Një dhimbje si kjo mund të shfaqet edhe në njërën pjesë të qafës, në faqe.

Dhimbja në qafë

Dhimbja në qafë ndoshta nuk është ajo që së pari mendoni kur mendoni për migrenën, por kjo është gjendje e shpeshtë e llojit të dhimbjes së kokës si kjo. Rreth 75 për qind e njerëzve që vuajnë nga migrena ndjejnë dhimbje në qafë. Shkaktarët e migrenës janë: stresi, alkooli, ushqimi i yndyrshëm. 

(Kosova Sot)