Lëngu natyral i perimeve, për humbje të shpejtë në peshë

  • 14 March 2019 - 17:17
Lëngu natyral i perimeve, për humbje të shpejtë në peshë

Kur bëhet fjalë për lëngjet natyrale, disi gjithmonë flitet për lëngjet në bazë të agrumeve - limona, grejpfrut, portokall. Në lidhje me këtë, të gjithë e dimë fare mirë se për shembull limonada e ngrohtë, ose siç disa e preferojnë - komposto nga limoni, është pije e mirë për humbjen në peshë, sepse përshpejton metabolizmin dhe nxit shkrirjen e kalorive. Po ashtu, gjithnjë e më shumë kemi shprehinë të konsumojmë lëngun nga mjedrat, manaferrat, që janë fantastike për imunitet. Mirëpo, kur bëhet fjalë për lëngjet nga perimet, për shumicën prej nesh kjo edhe nuk është aq praktikë, që është krejt gabim sepse lëngje të caktuara natyrale nga perimet janë mrekullibërës kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Disa hulumtime shkencore që janë marrë me vëzhgimin e personave me mbipeshë gjatë dietës, më saktësisht gjatë regjimeve të njëjta dietal, marrë parasysh faktin se rregullisht kanë konsumuar edhe lëng nga perimet, e të tjerët jo, rezultatet kanë treguar se grupi i parë i të anketuarve pa asnjë përjashtim ishte më e suksesshme në rezultatet për nga humbja e kilogramëve. Së pari, lëngu nga perimet ka shumë më pak kalori se sa shumica e lëngjeve të pemëve, dhe nuk përmbajnë sheqer. Po ashtu, perime të caktuara, sidomos ato me gjethe të gjelbër, shkrijnë yndyrën, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmojnë në heqjen e shtresave dhjamore në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase. Për këtë arsye, këto lëngje më shpesh janë të gjelbra, në bazë të spinaqit, brokolit, lakrës jeshile, lakrës. Pikërisht për këtë ky lloj i perimeve është pjesë e rëndësishme e dietës ketogjene, që bazohet në përjashtimin e karbohidrateve. Por t'i kthehemi lëngut të perimeve që ju ndihmojnë të humbni në peshë. Bëhet fjalë për lëngun e lakrës. Ka numër rekord të ultë të kalorive, e lakra është përplot me fibra, kështu që ofron edhe ndjenjën e ngopjes, plus siç e kemi thënë, stimulon dobësimin. Njëkohësisht është edhe plot me vitamina C. Sugjerohet ta konsumoni dy herë në ditë midis shujtave kryesore, sepse ashtu është më efikas, e pakëson oreksin dhe ruan mos ta teproni me ushqim.

JA SI TA PËRGATITNI:

Ju nevojitet një e katërta e kokës së lakrës, një trangull i qëruar, rrënjë xhenxhefili, ujë. Të gjithë përbërësit i hidhni në blender dhe pas kësaj e konsumoni derisa është i freskët.  

 

(Kosova Sot)