Përzierja shëruese me shegë, mentë dhe çaj të gjelbër

  • 03 April 2019 - 10:10
Përzierja shëruese me shegë, mentë dhe çaj të gjelbër

Kjo pije energjike "ujë detoksues " kombinon dy përbërës për pastrim: çajin e gjelbër dhe shegën. Çaji i gjelbër lehtëson eliminimin e helmeve dhe mbron qelizat nga dëmtimi i ADN-së nga radikalet e lira. Antioksiduesit e tij përshpejtojnë metabolizmin, duke ju ndihmuar qelizave për të prodhuar energjinë dhe për të shkrirë dhjamin. Çaji i gjelbër ul rrezikun nga çrregullimi në kujtesë dhe vëmendje për dy herë. Shega posedon një kombinim unik të parandalimit të rritjes së tumoreve e po ashtu kujdeset edhe për shëndetin kardiovaskular. Shtoni edhe disa gjethe të mentës për shije më të freskët dhe antioksidues shtesë. Kjo pije ngadalëson plakjen e organizmit dhe zbut dhimbjen e artritit në nyja.

Përbërësit:

2 gota ujë;

2 gota çaj të gjelbër të ftohur;

½ e shegës (vetëm farat);

4-5 gjethe të mentës.

Të gjithë përbërësit i derdhni në një enë të pastër, i përzieni mirë përbërësit, e mbuloni dhe e lini gjatë natës. Të nesërmen e konsumoni.

(Kosova Sot)