Llojet e ushqimeve që përmbajnë më shumë karbohidrate sesa që mendoni

  • 02 May 2019 - 14:24
Llojet e ushqimeve që përmbajnë më shumë karbohidrate sesa që mendoni

P ersonat që vendosin të konsumojnë ushqime me sasi të vogël të karbohidrateve shpeshherë mashtrohen duke menduar se ushqimin e tillë mund ta konsumojnë pa kufi. Edhe pse këto ushqime posedojnë pak karbohidrate, nuk duhet ta teproni me to nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm

Këto ushqime janë të shëndetshme dhe përmbajnë sasi të vogël me karbohidrate. Mirëpo, derisa disa ushqime se farat e lirit dhe ato çia kanë pak karbohidrate, ushqime tjera si arrat indiane dhe lajthitë përmbajnë më shumë. 

Punë e mirë te ushqimi me nivel të ultë të karbohidrateve është se mund të hani djathë. Por, jo në sasi të pakufizuar. Djathi "Mozzarella", "Brie" dhe me krem përmbajnë pak karbohidrate për dallim nga llojet tjera ku ka më shumë karbohidrate. 

Perimet natyrisht se janë të shëndetshme. Por, me konsumimin e disa llojeve të caktuara të perimeve nuk duhet tepruar. Mos e teproni me kungulleshka, domate dhe patëllxhan. 

(Kosova Sot)