Konsumoni çdo ditë sasi të mjaftueshme të vitaminave

  • 04 May 2019 - 10:56
Konsumoni çdo ditë sasi të mjaftueshme të vitaminave

Vitaminat janë shumë të shëndetshme, por me siguri se nuk e dini se cilat prej tyre janë më të rëndësishmet dhe ku mund t'i gjeni.

Vitamina A - Është shumë e mirë për të parit, lëkurë të shëndetshme, eshtra, fyt, si dhe për sistemin tretës dhe atë të fytit. Kjo vitaminë po ashtu ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve. Mund ta gjeni në pemët dhe perimet e verdha dhe të gjelbra.

Vitamina C - Me siguri mundoheni që kur të jeni të sëmurë në organizmin tuaj të futni më shumë vitamina C. Mirëpo, pos se ju ndihmon të shëroheni më shpejtë, kjo vitaminë ndihmon në shërimin plagëve, të ënjturave.

Vitamina C mund t'i zbusë dhimbjet të artritit reumatoid, mbron zemrën, si dhe pastron mëlçinë dhe veshkat.

Vitamina D - Funksioni kryesor i kësaj vitamine është mbajtja e ekuilibrit të kaliumit në organizëm. Është i shkëlqyeshëm në luftën kundër gripit dhe virozës, por është e shkëlqyeshme edhe për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve. E hasim në ushqimet nga prejardhja e kafshëve, por edhe te të kuqtë e vezës.

Me vitaminë D janë të pasura prodhimet e qumështit. Vitamina E - Pasi që ka shumë përbërës me antioksidues, kjo vitaminë parandalon molekulat jostabile që të dëmtojnë qelizat dhe indet. Është shumë e rëndësishme për punën e sistemit imun. Mund ta hasni në vajrat bimore, por edhe në arra, fruta deti, avokado dhe në perimet me gjethe të gjelbër.

Vitamina K - Kjo vitaminë na nevojitet në sasi të vogla, por është e rëndësishme në prodhimin e proteinave që janë kyçe për punën e gjakut. E hasim në lakër, spinaq, hithra, bizele, domate, patate, qumësht, soj,etj. 

(Kosova Sot Online)