Katër teknika për masazh të thellë që largon migrenën

  • 06 May 2019 - 18:27
Katër teknika për masazh të thellë që largon migrenën

Pa marrë parasysh nëse i bëni vetes masazh apo këtë e bën dikush tjetër, me rëndësi është të orientoheni në vendin ku fillon dhimbja dhe përmes lëvizjeve të ndryshme ta përshpejtoni qarkullimin e gjakut në mënyrë që dhimbja të pakësohet.

MASAZHI I QAFËS DHE I ENËVE TË GJAKUT

Këto janë vendet ku si pasojë e qëndrimit jo të rregullt dhe tkurrjes së enëve të gjakut fillonin dhimbjet e kokës. Edhe pse mundeni që vetes tuaj t'i bëni masazh, është shumë më e lehtë nëse keni një ndihmës.

MASAZHI PËRRETH SYVE

Edhe pse zakonisht dhimbjet e kokës fillojnë mbi sy, masazhi përreth syve mund të jetë shumë e dobishme në parandalimin e dhimbjeve, sidomos për ata persona të cilët gjatë dhimbjeve janë të ndjeshëm ndaj dritës.

MASAZHI KUNDËR SINUSEVE

Sinuset janë një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhimbjeve të kokës, ndërsa që lehtësim sjell masazhi përreth hundës deri te sytë dhe në vetulla. Pasi që kjo pjesë është shumë e ndjeshme, nevojitet që t'i prekni ngadalë pjesët e jashtme të syrit.

DHIMBJET NË BALLË

Nëse dhimbja shtrihet vetëm në ballë, mund ta zvogëloni me lëvizje të ngadalë e të butë, duke tërhequr gishtërinjtë nga vetullat deri në ballë. 

(Kosova Sot)