Katër gabimet me fibrat, të cilat krijojnë probleme me barkun

  • 09 May 2019 - 17:06
Katër gabimet me fibrat, të cilat krijojnë probleme me barkun

Nuk i konsumojmë as përafërsisht sa duhet, pa marrë parasysh se studimet thonë se janë të rëndësishme dhe të shëndetshme për sistemin tonë tretës, metabolizmin, si dhe shëndetin e enëve të gjakut. Konsumimi i sugjeruar i fibrave për femra është 21 deri 25 gramë dhe 30 deri 38 gramë për meshkuj. Mirëpo, autorja e librit "21-Day", Tummy Liz Vaccariello, pohon se si disa fibra munden negativisht të ndikojnë në organizëm. Njerëzit nxitojnë të konsumojnë ushqimin, pa pasur me fibra, e më pas çuditen si kanë probleme. Duhet ta dini se lloje të ndryshme të fibrave ndikojnë ndryshe në sistemin tuaj tretës dhe si mund ta bëjnë dallimin në cilësinë e jetës suaj.

NËSE KENI DIARRE, KINI KUJDES TË SHTUAR!

Jeni më të ekspozuar ndaj diarresë së shpeshtë? Llojet e fibrave, që përshpejtojnë jashtëqitjen, mund të jenë armiku juaj më i madh. I hasni në grurin integral, perimet me gjethe të gjelbra dhe në domate. Cilësia e jetës mund t'ju ndryshojë shumë shpejt për të keq, nëse përdorni disa prej këtyre ushqimeve. NËSE VUANI NGA KAPSLLËKU, KUJDES NGA DISA ARTIKUJ Fibrat, të cilat mund t'i konsumoni përmes ushqimeve, si: drithërat, fasulja, mollët, dredhëzat, boronicat, ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes. Kjo i bën ideale për ata persona, që kanë probleme me jashtëqitjen, por jo edhe me ata që kanë një jashtëqitje të fortë. Njerëzit që vuajnë nga kapsllëku shpeshherë përziejnë fibrat e lëngshme dhe ato jo të lëngshme.

NËSE VUANI NGA GAZRAT DHE FRYRJET, KUJDES NGA FIBRAT E FRUTAVE

Këto lloje të fibrave janë njëlloj si ushqimi i shpejtë për bakteret në zorrën e trashë. Bakteret shpejt i thyejnë, që mund të sjellin deri te gazrat dhe fryrjet. Artikujt e tillë janë: hudhra, qepa, shalqiri, arrat indiane. Pra, nëse sistemi juaj i tretjes është i ndjeshëm në ushqimet e lartpërmendura, do të ndiheni më mirë nëse i shmangni.

NËSE KUJDESENI TË KONSUMONI MJAFT FIBRA, ATËHERË KUJDES NGA USHQIMET E PASURA ME FIBRA

Nëse mjeku ju sugjeron të konsumoni më shumë fibra, ndoshta si zgjidhje e thjeshtë është që në ushqime të shtoni fibra, me të cilat janë të pasura shumë ushqime. Shumica e ekspertëve pohojnë për ndikimin pozitiv në shëndetin tonë, por ende nuk është e sigurt nëse fibrat shtesë kanë të njëjtat epërsi sikurse ato nga pemët, perimet, fasulja dhe drithërave të tjera.

(Kosova Sot Online)