Shkuarja në gjumë menjëherë pas darkës shton rrezikun të pësoni sulm në tru

  • 10 May 2019 - 08:11
Shkuarja në gjumë menjëherë pas darkës shton rrezikun të pësoni sulm në tru

S hkuarja në gjumë menjëherë pasi që keni përfunduar darkën e majme dhe të shijshme, sipas ekspertëve grekë, mundet seriozisht ta shtojë rrezikun që të pësoni sulm në zemër.

Sipas hulumtimeve të këtyre ekspertëve të shëndetësisë, shkuarja në shtrat menjëherë pas darkës shton rrezikun për 66 për qind që të pësoni sulm në kokë, prandaj për këtë arsye sugjerohet që në shtrat të shkoni më së paku një orë pas darkës. Këto janë rezultatet e ekspertëve të fakultetit mjekësor në Janinë.

Për nevojat e studimit ekspertët kishin vështruar rreth 500 persona, prej të cilëve rreth gjysma e tyre kishin pësuar sulm në tru, ndërsa gjysma tjetër kishte pësuar sindromën koronare (zvogëlimi i qarkullimit të gjakut në zemër shkaku i arterieve të bllokuara).

Të anketuarit ishin ndarë në dy grupe, ata që kishin pritur 60 minuta pas darkës dhe kishin pushuar dhe ata që menjëherë pas darkës kishin shkuar në gjumë. Në grupin e dytë njerëzit për 66 për qind ishin të rrezikuar nga pika në tru, ndërsa ata që pritën për 76 për qind ishin më të sigurt. 

(Kosova Sot Online)