Zbulohet fajtori kryesor për mbipeshën

  • 16 May 2019 - 08:23
Zbulohet fajtori kryesor për mbipeshën

Keni telashe me mbipeshën? Ekziston mundësia se fajtori kryesor është ushqimi i përditshëm - buka e bardhë. Në hulumtimin më të ri shkencëtarët kanë zbuluar se vetëm tri rriska bukë e bardhë në ditë, gati përgjysmë shtojnë gjasat që të shtoni në peshë.

Shkencëtarët nga universiteti 'Navarra' në Spanjë, për nevojat e hulumtimit kanë vëzhguar pothuajse 10.000 njerëz për pesë vite rresht. Përmes studimit kanë zbuluar se mjaftojnë vetëm tri rriska bukë e bardhë në ditë të shtojnë peshë.

Po ashtu, është vërtetuar se si personat brenda ditës konsumojnë 120 gramë, apo edhe më shumë bukë, duke shtuar gjasat që për 40 për qind do të shtojnë në peshë.

Pasi që një rriskë bukë e bardhë peshon 40 gramë, kjo do të thotë se tri rriska bukë e bardhë, në masë drastike mund të shtojnë gjasat për grumbullimin e më shumë kilogramëve. Këto rezultate mund të jenë brengosësh për ata që fillojnë ditën me bukë të bardhë, ndërsa për drekë konsumojnë sandviç.

(Kosova Sot Online)