Niveli i lartë i kolesterolit ndikon në pjellori

  • 19 May 2019 - 14:46
Niveli i lartë i kolesterolit ndikon në pjellori

Niveli i lartë i kolesterolit nuk është i dëmshëm vetëm për arteriet, por gjithsesi se mundet edhe t'i vështirësojë përpjekjet e çifteve për të krijuar familje, në fakt vështirëson mbetjen shtatzënë.

Ekspertët deri te një konkludim i tillë erdhën pasi kishin vëzhguar 501 çifte, të cilët kishin tentuar që bashkëshortet e tyre të mbetnin shtatzënë dhe me këtë rast kishin përjashtuar faktorët e tjerë që mund të ndikojnë në pjellori, siç është indeksi i masës trupore.

Teoria e tyre ishte vërtetuar në rastin kur të dy partnerët kishin nivel të lartë të kolesterolit apo vetëm kur femra vuante nga niveli i lartë i kolesterolit.

Në rastet kur vetëm mashkulli vuante nga niveli i lartë i kolesterolit, kjo nuk kishte ndikuar në pjellori. Kjo më shumë ishte vërejtur kur të dy partnerët kishin nivel të lartë të kolesterolit.

(Kosova Sot Online)