Ushqimet që shkaktojnë aromën e keqe në gojë

  • 20 May 2019 - 13:56
Ushqimet që shkaktojnë aromën e keqe në gojë

Alkooli

Image

Alkooli ndikon si diuretik, që do të thotë se shton sekretimin e lëngjeve nga organizmi, ndërsa si pasojë e kësaj shfaqet dehidrimi. Kjo në fakt ndodh edhe në gojën tonë, e cila pas një sasie të gotave të konsumuara, goja bëhet e thatë, ndërsa sasia e alkoolit ndalon prodhimin e pështymës në gojë. Pa pështymë mbesim pa enzima të cilat dëmtojnë bakteret e dëmshme, ndërsa shumimi i tyre shkakton aromën e keqe në gojë.

Image

Çamçakëzët me shije të mentës

Nëse bazohemi në reklama, prodhimet që për bazë kanë mentën, atëherë ato bëjnë çudinë në rrugë deri te një frymëmarrje e freskët. Por, fakti është se pas vetëm disa minutave aroma e mentës largohet nga çamçakëzi, ndërsa aroma bëhet më e padurueshme. Arsyet janë sheqernat e fshehura.

 

 

Image

Mishi i kuq

Ushqimi që është i pasur me proteina, ndërsa karbohidrate ka shumë pak, kjo në rastet më të shpeshta shkakton aromën e keqe në gojë. Një gjendje e tillë shfaqet në pamundësinë e organizmit për të përpunuar sasi të madhe të proteinave, e për pasojë ngadalësohet tretja e ushqimit në zorrë, përderisa këto aroma nuk kanë nga të largohen nga organizmi pos përmes gojës.

Image

Pemët e thata

Pemët e thata, jo vetëm që janë përplot me sheqer, që mund të ndikojnë në zhvillimin e baktereve por ndikojnë edhe në shtimin e fibrave të ngrirë të celulozës, që mbesin midis dhëmbëve dhe grumbullojnë sheqerin. Në mënyrë që të largoni fibrat para se të grumbullohen bakteret, përdorni litarin.

(Kosova Sot Online)