Celularët dhe zhvillimi mendor i fëmijëve

  • 22 May 2019 - 13:20
Celularët dhe zhvillimi mendor i fëmijëve

Hulumtimi i madh rreth asaj se si ndikojnë telefonat celularë dhe pajisjet e ngjashme në zhvillimin e fëmijëve, tashmë është në përgatitj,e por se do të duhej të zgjaste edhe disa muaj.

Hulumtimi në të cilin janë përfshirë 2.500 fëmijë të moshës 12 vjeçe do të përqendrohet në aftësitë e tyre kognitive, mendimin, kujtesën dhe vëmendjen. Tani ekzistojnë një numër i vogël i informatave rreth asaj se si ndikon teknologjia te fëmijët.

Deri më tani shumica e hulumtimeve janë përqendruar te të rriturit dhe rrezikun për kancer në tru, por pa të dhëna të mjaftueshme nëse ekziston një dëmtim i tillë apo jo.

Shkaku i mungesës së të dhënave sugjerohet që fëmijët dhe të rinjtë, deri në moshën 16 vjeçe, pajisjet elektronike t'i përdorin vetëm për raste urgjente.

(Kosova Sot Online)