Ekstrakti i kakaos mbron nga sëmundja e Alzheimer-it

  • 27 May 2019 - 18:37
Ekstrakti i kakaos mbron nga sëmundja e Alzheimer-it

Një studim i bërë në Amerikë sugjeron se ekstrakti i kakaos, i cili përmban polifenole, mund ta zvogëlojë rrezikun nga paraqitja e sëmundjes së Alzheimer-it. Eksperimentet e bëra në minj laboratorikë kanë treguar se këta antioksidues mund ta parandalojnë grumbullimin e proteinave beta-amiloide, të cilat janë karakteristike për sëmundjen e Alzheimer-it dhe të cilët kanë ndikimin kryesor për dobësimin e aftësive kognitive, shkruhet në revistën profesionale mjekësore "Journal of Alzheimer's Research".

Kërkuesit shkencorë nga Spitali "Mount Sinai" në Nju-Jork shtojnë se krijimi i shtresimeve të proteinave beta-amiloide në tru fillon me dhjetëra vjet para paraqitjes së simptomave të demencës, prandaj rezultatet e studimit të ri tregojnë se ka mundësi që antioksiduesit, që gjenden në pemë dhe perime, të përdoren si preventivë, për parandalimin e paraqitjes së sëmundjes në fjalë, e cila në etapat e saj më të përparuara ndikon që personi të bëhet tërësisht i paaftë për një jetë të pavarur.


(Kosova Sot Online)