'Gjumi me episode', i dëmshëm sikurse pagjumësia

  • 05 June 2019 - 15:06
'Gjumi me episode', i dëmshëm sikurse pagjumësia

Vaji i fëmijës, kafshët shtëpiake, kamioni që largon mbeturinat..., të gjithë këta mund të jenë faktorë për një gjumë aspak të rehatshëm. Për shumicën prej nesh tetë orë gjumë të qeta janë një mision i pamundur, e për disa gjashtë orë tingëllojnë si një fantazi, ndërsa hulumtimi i fundit vërteton se gjumi i ndërprerë është i dëmshëm po aq sa edhe pagjumësia. 'Dimë shumë rreth ndikimit të gjumit për shëndetin, ndërsa tani kemi më shumë informata rreth gjumit të ndërprerë', ka deklaruar Charles Bae, ekspert që kishte marrë pjesë në studim. Me këtë rast, ishin hulumtuar disa të rinj, natën e parë kishin fjetur gjithë natën. Në mëngjesin e ardhshëm kishin përfunduar disa detyra. Natën dytë gjumi u ishte ndërprerë përmes telefonave celularë. Pas mbrëmjes kur u ishte ndërprerë gjumi, ata kishin pasur telashe në përfundimin e disa detyrave dhe nuk ishin në disponim të mirë. 'Ndërprerja e gjumit ndikon në kujtesë dhe përqendrim', ka deklaruar Avi Sadeh, ekspert izraelit që kishte udhëhequr studimet. 

(Kosova Sot Online)