Ushqimet që duhet shmangur nëse keni trigliceride të larta

  • 11 June 2019 - 12:10
Ushqimet që duhet shmangur nëse keni trigliceride të larta

Konsumimi i ushqimeve natyrisht se mund të ndikojë në pasqyrën e përgjithshme të shëndetit të njeriut.Nëse flasim për nivelin e lartë të triglicerideve,janë disa ushqime të cilat assesi nuk duhet t'i konsumoni

PERIMET QË PËRMBAJNË NISESHTE

Disa perime janë më të shëndetshme se disa të tjera, sidomos kur vjen në shprehje niveli i triglicerideve. Kufizojeni konsumimin e misrit dhe të bizeleve. Në këtë mënyrë, trupi juaj nuk do të sjellë sasi shtesë të niseshtesë në trigliceride. Ka shumë zgjidhje të tjera, si lulelakra apo kërpudhat.

PIJET ME SHEQER

Një sasi mjaft e lartë e sheqerit vjen nga gotat, në fakt sa herë që konsumoni çaj të ftohtë të ëmbël apo kafe, do të shtoni në trup disa ëmbëltues të cilat trupi nuk i menaxhon. Shumicën e këtyre trupi i shndërron në trigliceride. Pra, kur të hiqni dorë nga sheqeri, bëjeni të njëjtën edhe nga pijet me sheqer.

MOS E TEPRONI ME USHQIME TË SHËNDETSHME

Nuk ka fije dyshimi: Frutat janë të shëndetshme, sidomos kur në vend të ëmbëlsirave përcaktoheni për një rriskë të frutave. Por, nëse keni trigliceride të larta, duhet ta kufizoni konsumimin e tyre në vetëm 2 apo 3 pjesë fruta në ditë. Në këtë mënyrë nuk do të shtoni tepër sheqer natyral, që gjendet në fruta.

USHQIMET E GATUARA

Shkaku i nivelit të lartë të triglicerideve në trupin tuaj duhet ta kufizoni konsumimin e yndyrave të ngopura. Po ashtu, duhet t'ju shmangeni transyndyrave. Do të ishte më mirë që së pari ta kontrolloni vlerën ushqyese.

USHQIMET QË PËRMBAJNË NISESHTE

Nëse keni konsumuar sasi të tepërt të pastave, patateve apo të drithërave, atëherë trupi juaj ato mundet t'u shndërrojë në trigliceride. Edhe më tutje mund t'i konsumoni, por në sasi më të vogla. Nëse hani një pjesë bukë, 1/3 e gotës me oriz apo pastë, apo gjysmë pjate patate do të mjaftonte.

MISHRAT ME DHJAM

Nuk keni pse të hiqni në përgjithësi dorë nga mishi. Por, duhet të keni kujdes nga mishi që nga sipërfaqja i vërehet dhjami. Mishi posedon shumë yndyrë dhe dhjam, kështu që duhet ta kufizoni dhjamin sa më shumë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)