Akupunktura, e dobishme te menopauza

  • 12 June 2019 - 15:26
Akupunktura, e dobishme te menopauza

Për gratë, që janë duke kaluar nëpër menopauzë, ndjenja e valëve të nxehta mund të jenë simptoma më e padurueshme. Por, një studim i ri tregon se akupunktura mund të ndihmojë në zvogëlimin e shkallës dhe frekuencës së këtyre valëve të nxehta te gratë në menopauzë. Valët e nxehtësisë paraqesin ndjenjën e papritur të nxehtësisë në të gjitha pjesët e trupit.

Ato mund të shkaktojnë edhe skuqje të fytyrës dhe qafës, djersitje të madhe, apo edhe ethe. Trajtimi më efikas i kësaj gjendjeje është terapia hormonale, me estrogjene, apo progesterone. Por, një terapi e tillë e rrit rrezikun nga sëmundje të tjera, duke përfshirë edhe pikën në zemër dhe tru. Në anën tjetër, akupunktura është një formë e terapisë alternative, e vjetër rreth 2500 vjet. Ajo përfshin disa procedura, që stimulojnë pikat anatomike në trup, si formë të shërimit. Ajo është treguar e dobishme në zvogëlimin e efekteve të menopauzës pas përdorimit prej 3 muajve.

(Kosova Sot Online)