5 shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë kalcium

  • 18 June 2019 - 14:48
5 shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë kalcium

Kalciumi është një element esencial kur vjen puna për të ndërtuar kockat tuaja, por çfarë ndodh kur nuk e keni në nivelet e duhura? Atëherë është koha për një vizitë tek mjeku, të rishikoni dietën ushqimore dhe sigurisht t’i hidhni një sy këshillave më poshtë:

Nuk i hani dot produktet e bulmetit

Nëse për arsye nga më të ndryshmet keni hequr dorë nga qumështi i lopës dhe nënproduktet e tij, atëherë duhet të konsumoni më shumë brokol dhe bajame.

Lëkura e plasaritur dhe thonj të dobët

Lëkura jonë dhe thonjtë janë një tregues i mirë i shëndetit. Thonjtë që nuk rriten apo thyhen kollaj është një sinjal që keni mungesë të kalciumit.

Keni shpesh krisje apo thyerje kockash

Qoftë edhe nga një dëmtim i vogël, ju keni thyerje kockash? Kjo tregon dukshëm se keni mungesë të kalciumit, madje në nivele shqetësuese.

Dhëmbët tuaja dëmtohen shpejt.
Kalciumi i mban dhëmbët tanë të fortë. Nëse nuk marrim mjaftueshëm kalcium përmes ushqimit, atëherë as dhëmbët tanë nuk do jenë në formën më të mirë të mundshme.

Ju vuani nga presioni i lartë i gjakut
Kalciumi është një element i rëndësishëm kur vjen puna tek procesi i qarkullimit të gjakut. Nëse nuk keni mungesë, atëherë edhe presioni i gjakut “ecën” me ritme normale.

(Kosova Sot Online)