Ushqimet që e pastrojnë organizmin

  • 19 June 2019 - 15:05
Ushqimet që e pastrojnë organizmin

Edhe nëse nuk planifikoni detoksikimin e organizmit, do të keni dobi nga këto ushqime. BAJAMET - Janë të pasura me fibra, magnez, kalcium dhe proteina, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe në largimin e “mbeturinave” nga organizmi.

AVOKADO – E ulë kolesterolin, pastron enët e gjakut, e zvogëlon rrezikun nga artriti, bllokon të paktën 30 substanca kancerogjene.

BORONICAT – Zbusin inflamacionet kronike, pengojnë depërtimin e baktereve në traktin urinar, me çka pengojnë infeksionet dhe kanë veti antivirale.

LAKRA – Përmban shumë përbërës që janë të dobishëm kundër kancerit, largon sasinë e tepërt të hormoneve, e pastron traktin urinar, e qetëson lukthin, ka veti antibakteriale dhe antivirale.

HUDHRA – Ndihmon te pastrimi nga bakteret e dëmshme, parazitët, viruset e gjakut dhe zorrëve, pastron enët e gjakut dhe ulë shtypjen e lartë të gjakut. Ka veti antioksiduese dhe antikancerogjene dhe pastron rrugët e frymëmarrjes. 

(Kosova Sot Online)