Pse nuk ka vaksinë për sëmundjen ebola

  • 25 June 2019 - 11:28
Pse nuk ka vaksinë për sëmundjen ebola

E dhe pse kanë kaluar katër dekada qyshkur është identifikuar për herë të parë virusi ebola në Afrikë, trajtimi ende vazhdon të jetë ai i vjetri. Nuk ka as ilaçe, e as vaksinë të licencuar për këtë sëmundje vdekjeprurëse. Por, një trajtim eksperimental është provuar këtë javë te një punëtor amerikan i ndihmave, të sëmurë nga ebola.

Pa një trajtim specifik, mjekët dhe infermierët përqendrohen në lehtësimin e simptomave të sëmundjes – etheve, dhembjeve të kokës, vjelljes dhe barkqitjes, si dhe në mbajtjen e pacientit të hidratuar. Virusi i ebolës është shumë vështirë që të punohet. Ai nuk rritet mirë në enët e petrit dhe eksperimentet mund të bëhen vetëm në laboratorët e sigurisë së lartë.

Dhe, megjithëse është vdekjeprurëse, ebola paraqitet shumë rrallë, prandaj mjekët nuk kanë mundësi të mjaftueshme që të analizojnë suksesin e trajtimeve. Sido që të jetë, aktualisht janë rreth 12 vaksina që janë duke u testuar kudër kësaj sëmundjeje. 

(Kosova Sot Online)