3 ilaçe, të cilat ndihmojnë kundër gërhitjes

  • 08 July 2019 - 14:21
3 ilaçe, të cilat ndihmojnë kundër gërhitjes

Gërhitja mund të jetë e rrezikshme dhe duhet të merreni shumë seriozisht me të. Ju paraqesim disa preparate natyrale, që mund ta zvogëlojnë gërhitjen

VAJI I ULLIRIT

Ky vaj ndihmon në gjithçka e po ashtu edhe te gërhitja. Krejt çfarë ju nevojitet janë dy lugë të vogla vaj ulliri. Prandaj, konsumoni disa lugë vaj ulliri para gjumit dhe këtë e bëni në shprehi, derisa ta mposhtni gërhitjen.

SHERBELA

Pos ndikimit të saj në shtypjen e gjakut dhe sheqerit në gjak, sherbela është bimë që ka efekt kundër inflamacioneve. Me kalimin e kohës, ajo ju shpëton nga gërhitja. Merrni gjethet e sherbelës, uthullën e mollës dhe peshqirin. Vlojeni ujin, vendosni gjethet, përkuluni dhe mbulojeni kokën me peshqir.

XHENXHEFILI

Krejt çfarë keni nevojë janë disa pjesë të freskëta të xhenxhefilit, një gotë e madhe me ujë dhe një lugë mjaltë. Pastrojeni xhenxhefilin, e vendosni në enë për zierje dhe shtoni ujin. Vlojeni ujin për 3 deri 4 minuta, e largoni nga zjarri, e mbuloni me diçka dhe e lini për 5 minuta. Pas 5 minutave shtoni mjaltin, e përzieni dhe e konsumoni.

(Kosova Sot Online)