Kilogramët shkrihen me diellin e mëngjesit

  • 14 July 2019 - 08:41
Kilogramët shkrihen me diellin e mëngjesit

Në studimin e fundit, ata që gjatë mëngjesit i ishin ekspozuar diellit të mëngjesit kishin indeks më të vogël trupor në krahasim me të tjerët. Ekspozimi diellit të mëngjesit rregullon metabolizmin.

Dielli në mëngjes nuk është e shëndetshëm vetëm për lëkurën, por në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në humbjen e kilogramëve, zbulojnë ekspertët amerikanë. Mu për këtë fakt, ata sugjerojnë që ditën ta filloni në diell, e nuk keni as pse të dilni jashtë, por mund të qëndroni edhe brenda të prekur nga rrezet që vijnë nga jashtë. 

Të anketuarit e moshës 30 vjeçe, për një javë rresht kishin mbajtur dorëza me sensorë të veçantë, të cilët, në periudhën midis orës 8 dhe 12, kishin matur efektin e rrezeve të diellit në masën e indeksit trupor. Ekspozimi në diellin e mëngjesit kishte ndikuar në humbjen e kilogramëve, madje kjo ishte përcaktuar me rrezet artificiale ndërsa ekspozimi në rrezet e diellit të paradites kishte efekt dy herë e gjysmë më të lartë.

Ata që gjatë mëngjesit ishin më shumë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit kishin indeks më të vogël të trupit. Sipas ekspertëve, ekspozimi n diellin e mëngjesit përshpejton metabolizmin si dhe mundëson shkrirjen e yndyrës.

(Kosova Sot Online)