Hirra, lëngu që mund ta kompensojë mungesën e qumështit të nënës

  • 16 korrik 2019 - 14:40
Hirra, lëngu që mund ta kompensojë mungesën e qumështit të nënës

Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni. Kjo është pjesa e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme shkaku i vlerave të larta ushqyese dhe rregullon tretjen. Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente tjera të shëndetshme. 

Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese sa të bardhët e vezës. Pos se nxit punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara. Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1,5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë. 

(Kosova Sot Online)