Në vend të kafesë së mëngjesit...

  • 22 July 2019 - 08:49
Në vend të kafesë së mëngjesit...

Shumica prej nesh jemi të bindur se kafja e mëngjesit na ndihmon që të kthjellemi më mirë dhe të përgatitemi për obligimet ditore. Por, ka edhe më mirë se kafja e mëngjesit, për këtë qëllim. Kafjalli - shujta më e rëndësishme në ditë e furnizon organizmin me materie ushqyese, e starton metabolizmin dhe na jep energjinë e nevojshme për fillimin e ditës së re. Kakao e nxehtë - në vend të kafesë, pini kakao të nxehtë. Studimet më të reja thonë se flavonoidet që gjenden në kakao ndikojnë në përmirësimin e disponimit dhe në kthjellimin pas gjumit. Kakao ndihmon edhe në zgjidhjen e problemeve matematikore.

Ajri i freskët - Hapeni dritaren, dilni në ballkon, apo në oborr për vetëm 5 minuta. Marrja adekuate e ajrit të freskët ju furnizon me sasitë e nevojshme të oksigjenit, duke ju zgjuar dhe duke ju përgatitur për ditën e re të punës. 

(Kosova Sot Online)