Magnezi -heroi i ripërtëritjes

  • 24 July 2019 - 14:08
Magnezi -heroi i ripërtëritjes

Klori i magnezit përshkruan substancën kimike "nigari". Kjo është një fjalë japoneze, që në përkthim do të thotë "i hidhur". Në Japoni përdoret edhe si pije e njohur si "nigarisui", e përbëhet me shkrirjen e 1/4 deri 1/2 të lugës së "nigari" në një litër ujë. Arrihet një përshtypje që uji me "nigari" bëhet më i lëngshëm, e kjo shuan etjen më mirë, përderisa në Japoni ky lloj i pijes vlerësohet edhe si pije që ndikon në ripërtëritjen e organizmit dhe që ndikon në detoksimin apo në pastrimin e organizmit të njeriut nga helmet.

Nëse në këtë pije shtojmë edhe një lugë mjaltë dhe lëng të freskët të shtrydhur të limonit, do të fitojmë një pije që ofron edhe përfitime shtesë. Në fakt, magnez dhe vitamina C ndikojnë në sinergjinë, duke ia nxitur njëri tjetrit absorbimin. Rezultatet dhe hulumtimet e shumta që ishin marrë me magnezin kanë vërtetuar se magnezi ndikon në forcimin e sistemit imun, maje deri në 300 për qind, e në kombinim me vitaminën C dhe me mjaltë cilësor shndërrohen një aleat të fortë në kujdesin e shëndetit. Se sa i vlefshëm është magnezi tregon edhe fakti se merr pjesë në më shumë se 300 procese metabolike.

(Kosova Sot Online)