3 arsye pse çipsat duhet t'i zëvendësoni me fara të kungullit

  • 26 July 2019 - 12:04
3 arsye pse çipsat duhet t'i zëvendësoni me fara të kungullit

Farat e kungullit me vite të tëra përdoren në mjekësi, sepse janë burim i mirë për vitamina. Pos kësaj, shkenca e ka vërtetuar se vlera e tyre ushqyese rritet sa më gjatë që qëndrojnë

ME FARA TË KUNGULLIT DERI TE ZEMRA E SHËNDETSHME Një e katërta e gotës me këto fara të shijshme përmban pothuajse gjysmën e dozës së nevojshme ditore të magnezit, që është shumë i rëndësishëm për zemrën. Po ashtu ndihmon edhe në kontrollin e shtypjes së gjakut.

PËRMIRËSOJNË SISTEMIM IMUN Pos se janë të pasura me magnez, farat e kungullit janë të pasura edhe me zink, që ndihmon në rregullimin dhe forcimin e sistemit imun, dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë rrezikun nga infeksionet, si gripi apo ftohjet. Hulumtimet kanë vërtetuar se farat e kungullit zvogëlojnë lodhjen kronike dhe depresionin.

RUAN SHËNDETIN E PROSTATËS Qëmoti dihet se farat e kungullit janë pjesë e rëndësishme e ushqimit për meshkuj, sepse në masë të madhe ndikojnë në shëndetin e mirë të prostatës. Hulumtimet tregojnë se vaji i kungullit dhe farat, shkaku i përmbajtjes së lartë të zinkut, ndikojnë në mbrojtjen e prostatës, sidomos te meshkujt. 

(Kosova Sot Online)